Silva Bino del garant: Studimet faktojnë sigurinë e AstraZenecas për personat mbi 18 vjeç

0
414
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino tha se AstraZeneca është një vaksinë tepër efektive dhe e sigurtë për t’u injektuar tek të gjithë personat mbi 18 vjeç.Sipas Binos disa shtetet si Italia, Franca e kthyen vendimin e tyre për vaksinën, e cila rekomandohet për personat mbi 18 vjeç, pasi janë kryer studime që faktojnë sigurinë e AstraZeneca.

Silva Bino: Është një vaksinë tepër efektive. Janë kryer vlerësime edhe në botën reale si në Angli edhe në Skoci, të cilat kanë treguar efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës pas provave klinike.Provat klinike treguan që kjo vaksinë është efikase edhe në grupmoshën mbi 55 vjeç. Kjo është arsyeja pse Komiteti i Ekspertëve në Gjermani, Itali dhe në Francë e kthyen vendimin e tyre dhe vaksina rekomandohet 18 vjeç e lart.

Më herët edhe kryeminstri Edi Rama tha se Agjensia Kombëtare e Shëndetit në Itali e ka rifutur vaksinën AstraZeneca sepse ka verifikuar që s’ka asnjë lidhje me ato rastet e mpiksjes së gjakut nëpër Europë. Sot po ashtu kryeministri Johnson tha se njerëzit mund ta bëjnë vaksinën AstraZeneca pasi është e sigurtë.

Zjarr Tv Ad