Masat shtrënguese/ Najada Çomo: Komiteti vetëm këshillon, ndërsa qeveria vendos…

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht nisjes së fushatës së vaksinimit, Shqipëria vijon të regjistroj shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja.

Najada Çomo, ka folur lidhur me situatën e krijuar në vendin tone.

Çomo thotë se; Komiteti i Ekspertëve mbledh të dhëna për pandeminë dhe më pas, këshillon masat që duhen ndjekur për të ndaluar përhapjen e pandemisë.

Ajo thekson s’e është qeveria ajo që vendos përfundimisht, nëse masat do të hyjnë në fuqi ose jo.

Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme. Ne jemi një komitet ekspertësh që ju i njihni si emra, ne këshillojmë në kuptimin vendimmarrës, por vendimmarrja është vendimmarrje nga ekzekutivi. Ka qenë një punë e mundshme e jona. Vendimet ishin tonat, ne ishim një komitet miks. Ekzekutivi është vendimmarrës, ai që vendos, por këshilla që t’i ofron nga ana mjekësore. Ne këshillat ja dërgojmë qeverisë. Ne bëjmë më të mirën për shëndetin e popullatës” shprehet Çomo.

 

Zjarr Tv Ad