Që prej ditës së djeshme edhe në qytetin e Elbasanit, ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve.
Bëhet me dije se nga 1200 mësues, që ka ZVA Elbasan, vetëm 611 prej tyre kanë pranuar që të bëjnë vaksinën. Sipas drejtoreshës së ZVA Elbasan, mesuesit kanë refuzuar që të vaksinohen për arsye nga më të ndryshmet, por edhe mbi pasigurinë që po shoqeron ditët e fundit funksionalitetin e vaksinës. Një pjesë e mesuesve pranojnë jashtë kamerave se ndjehen të frikësuar.
Gjatë ditës së sotme, do të fillojë procesi i vaksinimit në ambientet e shkollës 9-vjeçare Jorgji Dilo, ku nga 40 mesues që ka kjo shkolle, behet me dije se vetëm 20 prej tyre kanë pranuar të vaksinohen.
Edhe pse nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me sasinë, janë rreth 400 doza për mësuesit e Elbasanit.