Dita e dytë e vaksinimit të mësuesve, 50% e stafit në Elbasan refuzojnë të vaksinohen

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur dita e dytë e vaksinimit të mësuesve në të gjithë vendin tonë.Por ajo që duket shqetësuese është fakti që një pjesë e mësuesve kanë refuzuar të marrin dozën e vaksinës, pasi nuk kanë siguri për AstraZeneca, e cila u pezullua nga disa shtete europiane, deri tani nga 16 të tilla.

Në Korçë autoritetet thonë se ata që kanë refuzuar vaksinën e kanë bërë për arsye personale duke refuzuar të përgjigjen nëse është pikërisht lloji i vaksinës që i ka shtyrë ata ta refuzojnë atë.

100 nga 1300 pjesëtarë të stafeve pedagogjike nga Korça, Maliqi dhe Pusteci janë vaksinuar ditën e parë. Ndërsa, shqetësuese paraqitet situata në Elbasan, aty ku mësohet se nga 1200 mësues, rreth 50% e tyre nuk kanë pranuar që të vaksinohen me AstraZeneca.

Zjarr Tv Ad