Rrëfimi i Luljeta Bozos: Zgjohem në 4 e gjysëm dhe bëj 5 kilometra ecje, do përmirësoj gjendjen e pensionistëve, njerëzit më falenderojnë që pranova të kandidoj…

0
819
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luljeta Bozo, rrëfen arsyet se pse vendosi që të pranonte ftesën për të hyrë në politikë, por edhe një rutinë të ditës së saj, ku nuk mungon ecja çdo mëngjes, për një distancë prej 5 kilometrash.

Bozo flet për librat, studimet, por edhe për kontaktet me njerëzit, që sipas saj e kanë motivuar ndjeshëm në këto ditë, pas vendimit për të qenë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë.

Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë  e kam nxjerrë në 75‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar.

Çohem shumë herët në 4 e gjysmë ose 5. Bëj një ecje ky 5 km është regjimi ditor i ushtarit.

Për moshën që kam them se kam akoma për të përmirësuar gjendjen e pensionistëve dhe për ti aktivizuar në disa probleme shoqërore ku  do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fusha e dytë që kam prioritet është fusha e kërkimit shkencor kjo do të jetë  e bashkangjitur me zhvillimin e arsmimit të lartë se s’mund të zhvillohet arsimi pa kërkim shkencor.

1 javë rrjesht kam qenë në të gjithë televizionet pa asnjë interes sepse unë nisem nga parimi i të mirës të mirën bëje hidhe në det se nuk të humbet. Njerëzit fituan një qetësi se më vinin mesazhe pafund”.
Reagimet që ka marrë pasi pranoi të kandidojë kanë qenë pozitive.

Takoj njerëz pafund si njoh fare më japin falënderime që pranova të kandidoj. Shprehin dëshirën se ne duam kështu njerëzish që të na përfaqësojnë”, shprehet Bozo në rrëfimin e saj.

 

Zjarr Tv Ad