Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasada e Kosovës në Izrael në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të zhvillojë këtë të mërkurë në orën 16:00 një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe homologun e tij izraelit Yuli Edelstein.
Ky takim do të organizohet për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid për popullin e Kosovës.
Njoftimi:
Izraeli ka shprehur gatishmërinë që të shterojë të gjitha mundësitë, për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e dozave të nevojshme.
Kujtojmë se më 14 mars në Jerusalem u hap ambasada kosovare pas arritjes së Marrëveshjes së Uashingtonit më 4 shtator të 2020, ku u zyrtarizua njohja e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.