Vjosa Osmani flet për BBC-në rreth çështjes së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë: Kushtetuta është e qartë

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për emisionin “HARDtalk” të BBC, ndërsa e pyetur për bashkimin me Shqipërinë ka thënë Kosova është për të qëndruar dhe se për këtë mund të flasë vetëm pasi të bëhen ndryshimet e nevojshme të Kushtetutës.

Osmani në “HARDtalk” ka folur për disa çështje, si papunësinë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, çështjen e mosliberalizimit të vizave etj.

“Kushtetuta është e qartë. Nëse ajo ndryshohet edhe pse mundësitë për ndryshim janë tejet të vogla, nëse ajo ndryshohet, dhe ajo mund të ndodhë në disa dekada, në atë kontekst politik do të isha në gjendje të përgjigjesha…. Përgjigja ime është Kosova është këtu për të qëndruar dhe përgjithmonë”, u shpreh Osmani rreth çështjes së bashkimit me Shqipërinë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes ka folur edhe për raportet me Serbinë, duke thënë se të gjithë i dinë krimet që ka bërë Serbia dhe sot ajo udhëhiqet nga njëri prej ish-ministrave të Millosheviq.

”E tërë bota i pa krimet e kryera nga Serbia. Më lejoni të përmend se Serbia sot udhëhiqet nga njëri prej ish-ministrave të Millosheviqit dhe fatkeqësisht ata ende mohojnë”, tha ndër të tjera Osmani.

Zjarr Tv Ad