Boris Johnson : Do të vaksinohem me Astrazeneca

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Johnson tha se kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjë, duke ju përgjigjur kështu pyetjes së deputetit të partisë konservatore, Steve Brine, në pretendimin e tij për dezinformimin  dhe braktisjen e dukshme të provave shkencore në disa vende anëtare të BE, lidhur me AstraZeneca.

Kryeministri britanik tha se vaksinimi i tij është lajmi më i mirë që mund të japë në lidhje me programin e vaksinave Oxford AstraZeneca.“Unë mendoj se ndoshta gjëja më e mirë që mund të them në lidhje me programin e vaksinave Oxford / AstraZeneca është se më në fund mora lajme se do të bëj timen shumë shpejt, jam i kënaqur ta zbuloj këtë”, ka thënë Johnson.

Lajmi për vaksinimin e Johnson vjen pas një sërë anullimesh të vaksinës AstraZeneca në shumë shtete të Europës, ndërkohë  rregullatorët e ilaçeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë këmbëngulin se kjo vaksinë është më se e sigurt dhe se ka aftësinë e plotë të veprojë kundër koronavirusit.

Në lidhje me pretendimet se AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku, ka reaguar dhe sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock i cili  ka hedhur poshtë këto pretendime duke shtuar se nuk ka asnjë provë në lidhje me këtë.

Zjarr Tv Ad