Ministri i Diasporës Pandeli Majko përmes një interviste hodhi dritë mbi situatën aktuale parazgjedhore dhe mundësitë e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e 25 Prillit.
Majko u shpreh se puna në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për votimin e emigrantëve është bllokuar nga përfaqësuesit e opozitës të cilët nuk aprovojnë miratimin e akteve nënligjore përkatëse.
Majko thekson se këto akte nuk miratohen nga ana e përfaqësuesve të opozitës pasi ata mendojnë se votimi i emigrantëve do të preceptohet si një sukses i mazhorancës, ndërkohë që është një sukses i Shqipërisë.
“Pyetja që shtrohet se nuk është si por është kur. Në informacionet që kam unë që nga janari në KQZ kanë qenë gati aktet nënligjore, siç e kërkon ligji i Kodit Zgjedhor i miratuar në qershor të vitit të kaluar, por për shkak të arsyetimeve të ndryshme gjërat u zvarritën pasi pala e propozuar nga opozita nuk i ka miratuar.
Megjithatë ne organizuam disa tryeza të rrumbullakta ku ftuam edhe përfaqësues të organizatave në Diasporë. Në fund fare përpara dy javëve përfaqësuesi i Partisë Demokratike dhe ai I LSI-së kërkuan 48-orë kohë për të shprehur opinionin në lidhje me aktet nënligjore që i kishte dërguar Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve partive politike.