E qëllimshme apo nga padija? Rinia socialiste pozon me simbolin serb të tre gishtave nga zyrat e fushatës në Tiranë…

0
661
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup të rinjsh, pjesë e stafeve elektorale të Partisë Socialiste, kanë publikuar në rrjetin social një foto ku shfaqen me 3 gishta.

Ndoshta nga mosha që kanë, të rinjtë që duken adoleshentë të angazhuar në zyrat elektorale të deputetit socialist Ervin Bushati, nuk e dinë se 3 gishtat janë simboli i serbëve.

Kjo shenjë tregon etno-nacionalizmin serb dhe është një simbol që e gjen në fushatat në Serbi, por edhe nga ushtarakë serbë.

Ndoshta këta të rinj, kanë parasysh renditjen e deputetit që mbështesin në listat elektorale të PS-së në Qarkun e Tiranës, por dikush mund tua shpjegojë se zakonisht një simbol i tillë, është i përshtatshëm në Serbi, ose në fushatat elektorale atje.

 

Zjarr Tv Ad