Zgjedhjet e 25-prillit, KQZ refuzon regjistrimin e kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi, regjistron Pal Shkambin

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ ka vendosur refuzimin e regjistrimit të kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi.

Arsyeja e refuzimit të Aleksit është se nuk ka arritur të mbledhë firmat e nevojshme për të kandiduar. Ndërkohë që kandidati tjetër i pavarur në zonën e Shkodrës Pal Shkambi është konfirmuar.

Aktualisht po shqyrtohen kërkesat për regjistrimin e listave të partive “Aleanca Demokracia e Re”, “Bindja Demokratike”, “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, “Balli Kombëtar”, “Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, “Aleanca”, “Aleanca Kombëtare”.

Njoftimi për diskutimet e mbledhjes së sotme:

Shqyrtohen;

  1. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të Partisë Aleanca Demokracia e Re, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
  2. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
  3. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
  4. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të Partisë Balli Kombëtar, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
  5. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
  6. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit Aleanca për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
  7. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të Partisë Aleanca Kombëtare, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
  8. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Plarent Xhorxhi Aleksi si kandidat për deputet i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
  9. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Pal Marash Shkambi si kandidat për deputet i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;

 

Zjarr Tv Ad