Sali Berisha deklaron PAPRITUR: Kam kaluar Covid-19, vaksinën do e bëj kur të më vijë radha

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se e ka kaluar koronavirusin.

Ai tha se e ka kaluar si një grip të zakonshëm dhe nuk i ka kufizuar aftësitë për punë. Berisha zbuloi gjithashtu edhe ilaçet që ka përdorur gjatë infektimit.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nuk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufrave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjysmë. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.

Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”,- ka thënë Berisha.

Në lidhje me vaksinën, ai tha se edhe po t’ia ofrojë Rama nuk do ta pranonte, pasi do ta bëjë atë vetëm kur t’i vijë radha.

“Edhe po të më ofrojë nuk do e bëj. Vaksinën do e bëj kur të vijë grupmosha 76 vjeçare më 15 tetor, para kësaj date dhe moshe nuk do të bëj vaksinë. Kam përdorur mjetet më të zakoshme si në çdo rrufë dhe për pesë ditë kam përdorur remdisivir, pasi mjeku më tha se do të shkurtojë kohën. Unë e kalova në formën më të lehtë”,- tha Berisha.

 

Zjarr Tv Ad