Agjencia Europiane e Barnave merr vendimin zyrtar për vaksinën Astra Zeneca

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjencia Europiane e Barnave i ka dhënë sot dritën jeshile vaksinës Astra Zeneca pas dyshimeve që shkakton mpiksje gjaku.

Shumë vende europiane si Gjermani, Franca, Italia, Spanja, etj., kishin pezulluar vaksinimin me dozat e Astra Zeneca-s deri në marrjen e vendimit nga ana e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA).

Një nga vendet e shqetësuara për këtë vaksinë ishte edhe Shqipëria, e cila mori dozat e para të kësaj vaksine vetëm pak kohë më parë dhe filloi menjëherë vaksinimin e mësuesve, të cilët ishin të pasigurtë nëse duhet ta bënin këtë vaskinë apo jo.

Zjarr Tv Ad