Kremlini zemërohet me deklaratën e presidentit amerikan: Biden s’dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, ne do të…

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kremlini ka reaguar me zemërim ndaj deklaratave të Presidentit të SHBA, Joe Biden i cili tha se lideri rus Vladimir Putin është “një vrasës”, duke e cilësuar komentin të paparë dhe duke e përshkruar marrëdhënien midis dy vendeve, si “shumë të keqe”.Në një intervistë me ABC që transmetoi të Mërkurën, Biden tha Putin “do të paguajë një çmim” për përpjekjet e tij për të minuar zgjedhjet e SHBA në 2020 pas një vlerësimi historik të inteligjencës Amerikane që gjeti qeverinë ruse të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020 me qëllim të “denigrimit” të kandidaturës së Biden. Kur intervistuesi George Stephanopoulos e pyeti Biden nëse ai mendonte se Putini ishte “një vrasës”, Presidenti tha, “Mhmm mendoj se është. Duke iu përgjigjur komenteve, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të enjten se “nuk ka pasur diçka të tillë në histori”.

Ai tha se ishte e qartë se Biden “përfundimisht nuk dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet” me Rusinë dhe se marrëdhënia midis dy vendeve është “shumë e keqe”. Kur u pyet se si mund të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve kjo deklaratë e Biden, Peskov tha “është plotësisht e qartë se si”, por refuzoi të jepte detaje.”Këto janë deklarata shumë të këqija nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai patjetër nuk dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me ne dhe ne do të vazhdojmë,” tha Peskov.

Zjarr Tv Ad