Dashamir Shehi: Kam arritur deri tek gomari vrapon, por s’mund të them që fluturon… .

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Dashamir Shehi, në emisionin “Opinion, ka analizuar ndryshimin e fushatave politike, në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Ai tha se fushata ka ndryshuar shumë, duke u shprehur se dikur ka pasur debate dhe qytetarët i kundërviheshin liderëve, ndërsa sot sipas tij ato që thotë kryetari merren si të vërteta.

Fushatat kanë ndryshuar shumë, ashtu si shoqëria jonë. Tani secili ka tifozët e vet në takime. Dikur bëhej debat në sallë, tani s’ka më nevojë se në salle s’ke më kundërshtar vetëm idhtarë. Dikur kishte njerëz që dyshonin në sallë në premtimet e tua.

Entuziasti popullor, nuk ekziston, është proces i kalkuar sot fushata elektorale. Dikur fushatat ishin me spontane, kishte batuta. Sot i shefi  i di të gjitha, keni parë takimet e Ramës, t’i thotë kush o shef e ke gabim“, tha ai.

Më tej, Shehi kritikoi politikanët që gënjejnë duke thënë se dhe ai mund të ketë gënjyer gjatë fushatave.

“Unë kam mbërritur vetë në këtë gënjeshtrën politike. Mund të kem thënë që gormari vrapon, por nuk them dot që gomari fluturon. Këtë nuk e them dot dreqi ta haje. Deri tek vrapi kam arritur, por të fluturojë jo”, u shpreh Shehi.

 

Zjarr Tv Ad