“Rrezik për përhapjen e Covid-19″/ Ministrja i kthen përgjigje FSHF: Shqipëri-Angli, pa tifozë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kthen përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit lidhur me kërkesën e kësaj të fundit që ndeshja Shqipëri-Angli të luhet në praninë e tifozëve.

Ministria e ka refuzuar një gjë të tillë dhe ndeshja e 28 Marsit, do të luhet në “Air Albania” pa praninë e sportdashësve.

Sipas ministrisë, prania e tifozëve në stadium konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid-19.

“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, lexohet në letrën e mbërritur në zyrtar e FSHF dhe që mban datën 17 mars.

Në kërkesën e saj, qeveria shqiptare e futbollit i kërkonte Ministrisë që ndeshja e vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës “Katar 2022” të zhvillohej në praninë e 30% të vendeve që disponon stadiumi “Air Albania”.

Shqipëri-Angli luhet më datë 28 mars, ora 18:00.

Zjarr Tv Ad