Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi, foli për situatën pandemike në vend, ku tha se gjendja është e rëndë, po sipas tij jo kritike.
Ai tha se urgjencat janë përgjysmuar, teksa shtoi se njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe po mbajnë maska. I pyetur sesi i komentonte akuzat dhe denoncimet e qytetarëve, lidhur me shërbimin e infermierëve ndaj të afërmve të shtruar, Kapisyzi tha se bluzat e bardha po nëpërkëmben, pasi sipas tij ata po bëjnë sakrrfica të mëdha duke u shërbyer pacientëve të shtruar.
“Situata është e rëndë, por nuk është kritike. Nuk mund të vëmë festen mbi sy, të heqim maskat, Ky nuk është mesazhi. Mesazhi është që falë vënies së maskave, kam konstatuar që njerëzit janë më të kujdesshëm me maskat dhe distancimet dhe kufizimet në kohë kanë dhënë rezultatin e tyre”, u shpreh mjeku Kapisyzi.