Mbi 80% e qytetit të Peshkopisë pa energji/ Dëbora bllokon rrugët dhe rrëzon shtyllat elektrike…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Temperaturat e ulëta, kanë përfshirë gjithë vendin duke bërë që të vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore. Konkretisht në Qarkun e Dibrës, reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.

Reshjet e dendura, kanë bërë që në qytetin e Peshkopisë, trashësia e dëborës të kalojë mbi 45 cm, ndërsa në zonat e thella varion deri në 70-80 cm. Rrugët nacionale që lidhin Peshkopinë me Tiranën dhe Peshkopinë me Kukësin kalohen me zinxhirë. Aksi Peshkopi- Qafë Draj drejt Kukësit dhe Ura e Çerenecit – Librazhd, kalohen pjesërisht por nuk janë të hapura.

Të gjitha njësitë administrative janë të bllokuara, përveç atyre që janë përgjatë rrugëve nacionale. Fadromat e kontraktuara nga Bashkia kanë hapur vetëm rrugët kryesore të qytetit, ndërsa nëpër fshatra nuk është ndërhyrë. Si pasojë e rëndesës nga bora janë thyer pemë, shtylla dhe janë këputur tela përçuesa elektrikë, duke lënë në errësirë më shumë se 80% të Dibrës.

 Situatë e vështirë paraqitet edhe në rrethin e Bulqizës, ku trashësia e borës kalon gjysmë metri. Në Segmentin  nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit, ka pasur bllokime të herëpashershme, ku për shkak të erës së fortë që sjell dhe grumbullon borë në trupin e rrugës.

Zjarr Tv Ad