Yuri Kim: Shqipëria është e veçantë, do të arrijmë gjëra të mëdha…

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, shprehet s’e është privilegj që të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë, por ka shtuar se Shqipëria është e veçantë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane në kuadër të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, ka publikuar mesazhin e ambasadores aktuale Yuri Kim, e cila nënvizon se kur ka mbërritur në vendin tone, ka ndjerë ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona.

Më tej, Kim thotë se ne jemi mbështetur tek njëri-tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të mëdha si katastrofa natyrore, pandemia.

Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë, por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndjerë ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona. Nuk ka amerikan që viziton Shqipërinë dhe nuk e përjeton atë. Gjatë vitit tim të parë këtu kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth vendit tuaj të bukur dhe të përjetoj mikpritjen e famshme të popullit shqiptar. Faleminderit nga thellësia e zemrës! Dy vendet tona kanë shumë për të festuar së bashku. Dhe qoftë për katastrofa natyrore, apo pandemia, ne jemi mbështetur tek njëri-tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta, krah për krah! Kjo është një marrëdhënie që mishëron atë që do të thotë të jesh partnerë, çfarë do të thotë të jesh aleatë, çfarë do të thotë të jesh miq besnikë. Jam e bindur se vendet tona do të arrijnë gjëra të mëdha gjatë 30 viteve të ardhshme dhe se miqësia midis amerikanëve dhe shqiptarëve vetëm do të thellohet”, kështu shprehet Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad