Rama ankohet në Bruksel: Komisionerët që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulzim Bashën

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, është shqetësuar për videokonferencat e kundërshtarit të tij, Lulzim Basha me komisionerët e BE-së, sepse në sytë e krysocialistit janë ndërhyrje të Brukselit, në fushatë zgjedhore në Shqipëri.

Shqetësimi i Ramës, nuk është vetëm në cënimin e interesit të Partisë së tij, por tregon keqardhje edhe për paratë e shpenzuara të taksapaguesve të BE-së.

“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!

Me anë të këtij statusi në tëitter, Kryeministri tregon se është ankuar në Bruksel për eurokomisionerin Varherly dhe komisioneren Maria Gabriel, të cilët online dëgjuan programin e PD-së.

“Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre”!

Për të marrë mandatin e tretë, Edi Rama po luan çdo gurë shahu në këtë fushtatë, si brenda dhe jashtë kufijve. Duke shfrytëzuar postin e Kryeministrit për interes elektoral të Partisë së tij, pas vizitës në Paris u shpreh s’e Presidenti francez, është angazhuar për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë për Durrësin.

Zjarr Tv Ad