Lulzim Basha: Ja sa para paguajnë shqiptarët për koncesionet problematike…

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa na ndajnë edhe 31 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, lideri demokrat Lulzim Basha, vijon të ripërsërisë ato që ai i quan, 100 dështime të Edi Ramës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha ngre pyetjen, se sa është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncesionare, në rastet ku sipas tij, shteti ka marrë përsipër riskun financiar? Ndërsa përgjigjet duke thënë se kostoja është 240 milionë euro.

Postimi i Lulzim Bashës:

31 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cila është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncesionare, ku shteti ka marrë përsipër riskun financiar? Përgjigja 240 milionë euro.

Zjarr Tv Ad