Ambasadorja Yuri Kim ka një kërkesë për Partinë Socialiste…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prilli ka emra për t’u shqetësuar.

“Mendoj që ka emra për t’u shqetësuar. Por në përgjithësi më lejoni të them këtë gjë. Mendoj që pjesa më e madhe e partive kanë bërë përmirësim në cilësinë e listave të tyre. Disa nga emrat e dukshëm nuk janë përfshirë në to.

Por në të njëjtën kohë është edhe e qartë që mund të kishin bërë më mirë. Dhe sikundërse e them: tashmë është një proces që është i lidhur me punën e KQZ-së, Prokurorët duhet të bëjnë punën e tyre. Por në fund të ditës janë votuesit shqiptarë të cilët duhet ta marrin vendimin se kush do t’i përfaqësojë ata. Se kush ja vlen që të ulet në Kuvend” – u shpreh Kim.

E ndërsa vlerësoi kërkesën e PD-së, drejtuar KQZ për largimin nga lista të Tom Doshit, të njëjtën gjë, Kim dëshiron edhe nga PS.

“Ju më bëtë pyetje mbi personin të cilit i është bërë përcaktimi. Dua të them që është një gjë shumë e mirë që Partia Demokratike ka qenë e qartë në dëbimin e këtij personi duke kërkuar që ky person të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë.

Dëshiroj të shoh që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë. Eshte krijuar pak konfuzion por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar çdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë” – ka  theksuar Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad