Braimllari:Të rinjtë energjik të Korçës do të sjellin ndryshimin e madh me 25 Prill

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Endrit Braimllari ishte sot në qytetin e Korçës ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti.Në një postim në rrjete sociale ai shkruan:

“Të rinjtë energjik të Korçës do të sjellin ndryshimin e madh me 25 Prill.

Ne do të krijojmë mundësi punësimi, do të ulim koston e jetesës dhe do të kthejmë shpresën në vend.Korça nuk mund të qëndrojë më  peng e politikës së Rilindjes.

Kanë 8 vite që flasin për projekte imagjinare dhe nuk kanë bërë asgjë për rininë Korçare.Ende guxojnë të premtojnë projekte imagjinare për rininë, investime në bujqësi, por kurrë nuk i kthyhen në projekte në shërbim të qytetarëve korçarë.

Politika e Rilindjes gjithnjë ka pasur dhe ka në fokus vetëm oligarkinë dhe aspak qytetarët”

Zjarr Tv Ad