Gent Sejko: Ekonomia në Shqipëri, pritet të stabilizohet për dy vjet…

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat, duke folur për gjendjen ekonomike të vendit, ka deklaruar se aktiviteti ekonomik në Shqipëri, pritet që të stabilizohet për dy vjet.

Gjithashtu, Sejko theksoi s’e parashikimet e Bankës së Shqipërisë, janë se për dy vjet do kemi përmirësim të situatës, duke shtuar s’e situata varet edhe nga vijimësia e pandemisë.

“Aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Inflacioni ishte më i ulët nga se pritej. Ecuria u ndikua nga çmimet e ushqimeve. Aktiviteti ekonomik po shkon drejt përmirësimit. Rritja e kreditimit po stabilizon ekonominë. të ardhurat buxhetore kanë pësuar rënie të lehtë.

Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Nuk ka ndryshuar norma bazë për lekun. Turizmi është test sesi do të vijë rritja ekonomike. Pasiguritë janë të larta. Parashikimet ekonomike varen edhe nga pandemia. Politika jonë, për të promovuar monedhën kombëtare”, është shprehur Gent Sejko.

 

Zjarr Tv Ad