Luan Rama: Voto LSI-në se është votë për Shqipërinë…

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Vota për LSI-në, është votë për Shqipërinë.”

Me këtë slogan, si dhe nën moton s,e jemi më të mirët që kandidojmë në qarkun e Vlorës, zëvendëskryetari i LSI-së dhe njëherësh drejtuesi i fushatës së kësaj Partie në Vlorë Luan Rama, u është drejtuar sot të gjithë kandidatëve të listës që ai kryeson, duke zgjedhur kësisoj një mënyrë krejt të veçantë, për nisjen e fushatës së zgjedhjeve.

Me thjeshtësi dhe pa u marrë fare me emrat e kandidatëve të partive të tjera, Luan Rama në mesazhin e vet, u drejtohet emrave të listës së Partisë së tij, duke përveçuar veçoritë dhe cilësitë pozitive të secilit prej tyre, duke e konsideruar veten me fat që është në një grup bashkë me ta.

“Të dymbëdhjetë, nënvizon Luan Rama në mesazhin e vet,  jemi bashkë me njëri-tjetrin grupi më i mirë konkurrues në qarkun e Vlorës, jemi përfaqësuesit që bashkojmë qytetarët me kauzën e madhe të fitores, në zgjedhjet e 25 Prillit”.

Luan Rama, në mesazhin e tij e cilëson 25 Prillin, si ditën e fitores së madhe për Shqipërinë.

Le të jetë kjo ditë e parë e fushatës, fillimi i fazës finale për kurorëzimin me sukses të gjithë punës dhe përpjekjeve tona, që 25 prilli të shënojë jo vetëm fundin e marrëzisë së të marrëve në pushtet, por edhe fitoren tonë të madhe për të mirën e Shqipërisë”, kështu shprehet Luan Rama.

 

Zjarr Tv Ad