Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore të Europës, Patrick Voller, ka shprehur mbështetjen e tij, për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha.
Voller ka rishpërndarë në rrjetet sociale, një video të postuar nga kryedemokrati që përmblidhte aktivitetin e nisjes së fushatës ditën e djeshme, në sheshin “Nënë Tereza”.
Voller shkruan s’e Shqipëria Europiane ka nevojë për ndryshim, ndërsa shton se ky ndryshim po vjen pasi PS po kandidon “me njerëz që janë në listën e zezë të SHBA”.
Postimi i plotë:
“Ndryshimi është i nevojshëm për Shqipërinë Evropiane! Urimet e mia më të mira për PD.
Ndryshimi i nevojshëm është duke ardhur ndërkohë që socialistët po garojnë me njerëz të futur në listën e zezë nga SHBA”.