Përmes një postimi në Facebook, presidenti Ilir Meta ka përkujtuar atë që e ka quajtur si protestën me të fuqishme antikomuniste në vendin tonë.
Meta shkruan se në këtë protestë në Kavajë të rinjtë marshuan në rrugë me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura” dhe “Liri-Demokraci”.
Meta shtoi se protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë.
Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”.
Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë!- shprehet Meta.