Presidenti Meta vizitë në familjen e heroit Arjan Sala: Simbol i vetëmohimit për njerëzit…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paraditen e sotme, Presidenti Ilir Meta, ka vizituar shtëpinë e të ndjerit Arjan Sala. Pas përkrahjes dhe ngushëllimeve që ka shprehur brenda shtëpisë së tij, Presidenti ka folur edhe për mediat.

Meta deklaroi se Arjan Sala, shpëtoi shumë jetë njerëzish dhe tashmë ai është simbol i vetëmohimit dhe i dashurisë për njerëzit.

Meta tha: “Isha sot për të takuar, për të ngushëlluar familjarët e heroit të kësaj ngjarjeje, sepse falë përkushtimit  të tij, kemi një bilanc që nuk shmangu fatalitetetet, por shpëtoi shumë jetë të tjera njerëzore.

Ishte edhe një ngjarje për të reflektuar për strukturat e emegjencave për një reagim më të shpejtë dhe profesional dhe mediat duhet të reflektojnë dhe ngjarje të tilla të këtyre përmasave duhet t’i raportojnë pa censurë, pasi këto janë ngjarje mjaft tronditëse, janë ngjarje ku çdo institucion të vihet para përgjegjësisë për të përmbushur detyrimet për të shpëtuar jetët e qytetarëve.

Theksoj dhe njërherë, heroi i kësaj ngjarjeje nuk jeton më. Fale angazhimit të tij u shpëtuan shumë jetë. Do ta kujtojmë gjithmonë shembullin e tij si qytetar i përgjegjshëm për një njeri i cili pranoi të lërë pas jetën e tij që shumë familje të tjera të mos kishin viktima”, kështu u shpreh Presidenti, para mediave.

Presidenti Ilir Meta, është i vetmi politikan, që ka shkuar pranë familjarëve të Salës.

 

Zjarr Tv Ad