Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare, do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm, për stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.
“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe”,! shkruan Lulzim Basha.