Arjan Sala Shpallet “Dëshmor i Atdheut”/ Edi Rama dorëzon certifikatën te familja…

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, 32-vjeçari Arjan Sala, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Ky vendim, sapo është marrë dhe pritet që të bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili do të vizitojë familjen e të riut, që humbi jetën në një magazinë në Tiranë, për të shpëtuar jetën e personave të tjerë.

“Dëshmor i Atdheut”, do të firmoset nga ana e Ministrit të Mbrojtjes dhe do t’i dorëzohet më pas familjes së të riut.

Propozimi që Sala të shpallej “Dëshmor i Atdheut”, u bë nga pronari i kompanisë së sigurisë ku ai ishte i punësuar, Erzen Breçani, i cili në një status të shtunën, tha se veprimin e të riut, do ta kishte zili çdo punonjës policie, qoftë shtetëror, qoftë privat.

 

Zjarr Tv Ad