KAOS me vaksinimin në Vlorë, të moshuarit presin prej orësh të mbledhur në turmë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vaksinimi masiv ka nisur edhe në qytetin e Vlorës, ku të moshuarit janë njoftuar se imunizimi do të kryhet në Pallatin e Sportit.Por mungesa e informacionit ka bërë që qindra të moshuar të mblidhen jashtë ambienteve të sallës ku kryhet vaksinimi dhe të presin me orë të tëra në radhë.

Ata shprehen se janë njoftuar për orarin nga mjeku i familjes, por janë lënë të presin prej disa orësh, edhe pse janë të sëmurë.Ata janë të pajisur me maska mbrojtëse, por grumbullimi i dhjetra dhe qindra pensionistëve është i rrezikshëm, pasi të moshuarit janë pjesa e popullsisë që “mposhten” më lehtë nga virusi.

“Paturpësi e madhe. Jemi sëmurë me tension. Na thanë në orën 10, vajti ora 12 dhe ja ku jemi. Ka turp më të madh?! Faleminderit qeverisë, por jo kështu, kjo është mungesë edukate”, thotë njëri nga të moshuarit.“Kam që në orën 8, mjeku i familjes më tha të vija në 9. Më shkelën me këmbë! Vdiqa”, thotë një tjetër e moshuar që po shtyhej mes turmës.

 

Zjarr Tv Ad