Të moshuarit ishin të parët që morën vaksinat, në çdo vend të botës, por në Kinë nuk ka ndodhur kështu.
Gazeta e njohur South China Morning Post, raporton sot se vetëm këtë muaj, Kina do të nisë vaksinimin e të moshuarve.
Disa qytete, do të hapin zyrtarisht qendrat e vaksinimit, për personat mbi 60-vjeç dhe në shëndet të mirë fizik.
Sërish, zyrtarët janë duke proceduar me kujdes, shkruan gazeta. Kjo për shkak se nuk ka akoma të dhëna për sigurinë dhe efektshmërinë e vaksinave.
Shumë vende perëndimorë e shohin me skepticizëm vaksinën kineze, për shkak s’e ajo nuk ka publikuar të dhënat kryesore, për fazën më të rëndësishme të testimeve.
Jo vetëm kaq, por gazeta SCMP shkruan se; vaksina kineze ka përfshirë shumë pak të moshuar në testimet e fazës finale, krahasuar me kolegët perëndimorë.
‘Vetëm kur të kemi të dhëna të mjaftueshme nga testimet klinike, do të nisin vaksinimin masiv të personave mbi 60 vjeç,’ tha një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
Ndërkohë, Shqipëria ka nisur vaksinimin masiv me vaksinën kineze, pavarësisht se mungojnë të dhënat shkencore.