Edi Rama ndryshon historinë: Vizat dhe NATO nuk ndodhën me qeverinë e Partisë Demokratike…

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, sa më shumë afron 25 Prilli, aq më tepër ka rritur dozat e një fushate negativiste, mohuese ndaj votuesve shqiptarëve.

Kryeministri ka folur dje nga Lezha, ku përhapi lajme paniku për shqiptarët s’e nëse votojnë opozitën, nuk do të ketë më vaksina, ai arriti deri aty sa tentoi të ndryshojë historinë e afërt të Shqipërisë, vetëm e vetëm për të mohuar arritjet e Partisë Demokratike, kur ka qenë në qeverisje përpara tij.

Rama ka deklaruar me plotë gojë se vizat për Shqiptarët dhe anëtarësimi në NATO, nuk u bënë nga qeverisja e PD-së me Kryeminstër Sali Berishën!

“U ka ngelur kënga që liberalizuar vizat dhe futën Shqipërinë në NATO, por nuk është kështu. Këto ishin një proces shumë i gjatë, dhe këta bënë një pjesë të punës. E vetmja gjë që mund të thuhet që e kanë bërë është Rruga e Kombit, por dhe atë e lanë rrugëve”, deklaroi Edi Rama.

 

Zjarr Tv Ad