Luftar Paja flet pasi mori vaksinën kineze: Mos u ndikoni nga propaganda e keqe për shëndetin

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i njohur, Luftar Paja ka treguar se ka marrë para tre ditësh dozën e parë të vaksinës kineze ‘Sinovac’.

Paja ka treguar për ‘Shqipëria Live’, se deri tani ai nuk ka pasur asnjë efekt anësor, ndërsa thotë se ndihet shkëlqyeshëm.

Aktori u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos hezitojnë të marrin vaksinën dhe të mos ndikohen nga propaganda e keqe.

“E kam bërë vaksinën në datën 28. Jam shkëlqyeshëm, jo mirë, por shkëlqyeshëm. Nuk kam pasur asnjë problem. Do të shkoj të bëj vaksinën në fillim, që të jem i sigurt dhe t’u them atyre që votojnë, shkoni bëni vaksinën.

I them skeptikëve, mos hezitoni se shëndeti nuk ka të majtë e të djathtë, popullsia duhet të vaksinohet. Dua që gojët e liga të mos merren me propagandën e keqe për shëndetin. Shëndeti nuk do t’ia dijë je i majtë apo i djathtë”., u shpreh Paja.

Zjarr Tv Ad