Vendimi për kthimin e maturantëve në klasë, Kushi: Shkollat janë të përgatitura për t’i mirëpritur nxënësit

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se e sheh me optimizëm vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të kthyer në bankat e shkollës maturantët nga 10 bashkitë që konsiderrohen zona me rrezik të lartë infeksioni.

 

Në një postim në Facebook, kandidatja socialiste e Elbasanit bën me dije se shkollat e mesme pranë këtyre bashkive janë të përgatitura për të mirëpritur nxënësit sipas të gjithave protokolleve

Postimi i plotë i ministres Evis Kushit:

 

Jam optimiste për sugjerimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve për rikthimin në bankat e shkollës të maturantëve nga 10 bashkitë që deri më sot konsideroheshin zona me rrezikshmëri të lartë infeksioni. Shkollat e mesme pranë këtyre bashkive janë plotësisht të përgatitura për të mirëpritur nxënësit sipas të gjithave protokolleve.

 

Duke falenderuar çdo nxënës, mësues e prind për mirëkuptimin e reflektuar deri më tani, apeloj fort që të jemi shumë të kujdesshëm në respektimin e rregullave me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit dhe vijimin me një proces të rregullt mësimor.

 

Faleminderit dhe suksese të gjithëve!

 

Më herët Komiteti i Ekepertëve vendosi që maturantët të kthehen në bankat e shkollës, duke respektuar me rrepëtësi e rigorozitet masat

Zjarr Tv Ad