Në takimet që zhvilloi në qytetin e Korçës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dhe një familje të vjetër korçare ku ka konsumuar një drekë me gatimet tradicionale. Kryefamiljari Maqo Andoni, doktor në profesion, në bisedën që pati me Bashën, ngriti si shqetësim mungesën e mjekëve të rinj në këtë zonë.
Basha tha se fajin për gjendjen e shëndetësisë e ka keqqeverisja e 8 viteve të fundit, pasi lekët nuk kanë shkuar drejtpërsëdrejti për këtë sektor, por tek koncesionet dhe oligarkët. Basha tha se po arrijmë nivelet e Afrikës Ekuatoriale përsa i përket numrit të mjekëve për banorë. Ai tha se qeveria e ardhshme, ka dy synime kryesore për këtë sektor, përmirësimin e kushteve të punës për mjekët dhe përmirësimin e pagave të tyre.
“Po doktor nuk ka asnjё shpjegim përveç dështimit tё shtetit qё Kosova qё ёshtё bёrё shtet nё 2008 tё jetë nё gjendje tu siguroj mjekëve tё vet dhe infermierëve tё vet njё pagë pothuajse dyfishin e asaj qё siguron Shqipёria. Ёshtё vetёm keqqeverisja dhe mungesa e mbështetjes pёr sektorin. Nga ana tjetër, se ju jeni edhe mjek dhe i dini këto gjëra, po tё shikosh paratë qё janë ndarë nё buxhet, qё janë tё pakta sa janë, nuk po shkojnë pёr shёndetёsinё. Domethënë “zëri” ёshtё buxhet pёr shёndetёsinё, nё fakt paratë kanё shkuar nё 2-3 koncesione. Prandaj dhe zotimi i parё tё programit tonё pёr shёndetёsinё ёshtё ndalja e këtyre koncesioneve dhe rritja e pagave për mjekët dhe infermierët do ta bënim në çdo rrethanë, por në rrethanën aktuale ku siç më thatë dhe vetë jeni të detyruar të shkoni të shërbeni, po arrijmë nivelet e Afrikës Ekuatoriale përsa i përket numrit të mjekëve për banorë.
Është e domosdoshme të përdorim të gjitha instrumentet për të ndalur këtë hemorragji të shëndetësisë. Dhe dy rrugë ka: e para, të përmirësojmë kushtet e punës për mjekët dhe e dyta t’i japim një stimul financiar minimal. Prapë se prapë ajo nuk është diçka që konkurron me pagat e mjekut në Gjermani, por të paktën jep një stimul minimal dhe dinjitetin mjekut shqiptarë. Dhe e dyta që është shumë e rëndësishme që kërkoj është rritja e menjëhershme e kapaciteteve trajnuese për mjekët e rinj, nuk mjaftojnë. Ndërkohë që mjekët e sapo diplomuar, specializantët madje dhe studentët e vitit të parë dhe të dytë paralelisht me mjekësinë fillojnë e mësojnë gjermanisht sepse e kanë mendjen që sapo të mbarojnë të ikin.” – tha Basha.