Asgjë s’është rastësi!
Në emër të “zhdukjes së supremacisë së bardhë” po fshijnë gjithçka! Që Universiteti i famshëm i Oksfordit të heqë Moxartin dhe Bethovenin nga programet mësimore, PËR IDEOLOGJI, ky është kaluar alarmit!!
Së pari, dhuna dhe arroganca me të cilën një grupim i imponohet shoqërisë.
Së dyti, mënyra se si po i imponohet. Pra duke NDALUAR! Jo duke krijuar një alternativë të ngjashme apo më të mirë, por DUKE FSHIRË dhe HARRUAR.
Së treti, preteksti i kësaj vale është BARAZIMI. Jo duke rritur nivelin e atyre që janë poshtë por duke u ndaluar të menduarit dhe të vepruarit atyre që janë më të zhvilluar.
Ne e kemi kaluar një herë këtë epidemi. Domethënë atë të “barazisë”. Më saktë, të barazisë në varfëri. Kemi jetuar ndalimin e muzikës, filmave, pikturës, flokëve të gjatë, fundeve të shkurtër, deri edhe ndalimin e çamçakëzit si shfaqje e huaj. E gjitha kjo u zëvendësua me format e edukimit, artin e realizmit socialist, aksionet dhe punën vullnetare. Më troç, ME LARJEN E TRURIT!!
Kjo ofensivë kundër kulturës për fat të keq lindi vjet në vjeshtë në SHBA. Nisi me një formë barbare të shkuljes së shtatoreve nga sheshet , vazhdoi me ndalimin e librave e tani edhe me ndalimin e Moxartit dhe Bethovenit!!!!
Barazia në mediokritet!
Barazia në varfëri!
Këto modele u eksperimentuan në lindje dhe aty bënë kërrdinë në ekonomi, në jetë njerëzish, në kulturë dhe mentalitet.
Barazinë në varfëri po e realizon me sukses edhe zbatimi i axhendës së pandemisë nga elitat globaliste. Në një vit ekonomitë e Perëndimit pësuan goditje fatale. Ndërkohë Kina njohu rritje kolosale. Pra U NDALUAN ata që qenë përpara për TU BARAZUAR ME MË TË PAZHVILLUARIT. Perëndimi ka frenuar që të arrihet nga Kina et co. Miliona njerëz në perëndim po njohin VARFËRINË. Si kurrë më parë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Perëndia të merr mendjen pastaj gjënë – thotë populli.
Globalizmi që po konsolidohet, njëkohësisht me gjënë po i lan trurin Perëndimit. Nga Europa në SHBA, qindra milionë perëndimorë ia kanë dorëzuar mendimin kritik SHTETIT në këmbim të bollëkut e sigurisë. Sot shtetet në këto vende po e shpërdorojnë këtë besim në emër të ” shpëtimit të jetës” e ndërkohë po modifikojnë me ritme të jashtëzakonshme rregullat, traditat, normat, kulturën, arsimin dhe strukturën e ekonomisë. Perëndimori tashmë po shkëmben lirinë, demokracinë, mendimin e pavarur, mënyrën e jetesës, kulturën, traditën deri dhe identitetin me… bukë dhe vaksinë!
Në një vit të jetës sonë ne e jetuam këtë tragjedi që ende nuk po i duket fundi! Ashtu siç jetuam edhe komunizmin me të shtypur barkthatë që na nxirrnin sytë kur dëgjonim Hit Parade ose mbanim pantallona cowboy, ashtu edhe sot po e shohim këtë tragjedi që luhet në skenë, nga elitat dhe në sallë , nga trularët – të cilëve ua kanë mbushur mendjen se jetën ta shpëton polici, shtetrrethimi dhe maska – që hakërrehen: “Nuk beson te virusi tiiii?!” “Nuk e shihni që po vdesin njerëz!?”