KE i jep Shqipërisë 90 mln euro, Balla: Dëshmi e solidaritetit të treguar nga Bashkimi Europian

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mirënjohje ndaj Komisionit Europian për mbështetjen prej 90 milion euro për përballimin e pasojave socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Përmes një postimi në rrjetin social Balla deklaron se vendimi i sotëm është dëshmi e solidaritetit të treguar nga BE ndaj vendit tonë.

Postimi i Ballës

Mirënjohës ndaj Komisionit Europian për mbështetjen prej 90 milion euro për përballimin e pasojave socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Edhe vendimi i sotëm është dëshmi e solidaritetit të treguar nga Bashkimi Europian ndaj vendit tonë, në këto kohë të vështira që po kalojmë në përballje me këtë krizë shëndetësore, që ka mbërthyer mbarë globin. #bashkëdoiadalim

Zjarr Tv Ad