Mbrëmjen e djeshme, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ishte i ftuar në “Open”, ku është përfshirë në një debat me analistin Andi Bushati, lidhur me fushatën e organizuar nga Partitë politike në vend.
Bushati u shpreh s’e njerëzit dalin s’e e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës, është më keq se sa të himbin jetën nga një infeksion. Ndërsa Mazniku, ka replikuar duke përmendur grumbullimet e qytetarëve në qendra tregtare.
Bushati: Nëse Edi Rama të bën thirrje hajde në një miting të rrini 1 mijë veta kokë më kokë a shkon?
Peza: Ai nuk e bën.
Bushati: Nëse e bën pra. Ja e zëmë që e bën.
Peza: Unë nuk shkoj në një vend që nuk bëhet një thirrje.
Mazniku: Në të njëjtin fjalim kur the që këta njerëzit dilkan se paskan një hall jete e qenkan të gatshëm, në të njëjtën fjali na përmende njerëz që shkojnë në qendra tregtare, po këta çfarë halli kanë?
Bushati: Të njëjtin hall, për ta marrë një gjë 5 lek më parë se janë në kufijtë e mbijetesës, për të njëjtin motiv.
Mazniku: S’është i njëjti motiv. Po njerëzit në dasma? Mjafton të thoshim ka një rrezik të madh e nuk merrnim masa. Nëse situata do të ishte që njerëzit do të ishin kaq të qartë se mos do të humbin jetën, do të dilnin vetëm ata që kanë një hall më të madh siç the ti. Argumenti yt është i dobët, që dalin aty për jetën.