Pas dështimit të madh të Edi Ramës, për t’u siguruar votën emigrantëve, Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë;
“Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë me fondet publike”. “Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës”, thuhet ne dekleratën e PD
Deklaratë e partisë demokratike
Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë.
Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do të bëjë të mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë.
Partia Demokratike, u bën thirrje emigrantëve të vijnë në Shqipëri, për të votuar me 25 Prill. Së bashku do të bëjmë ndryshimin!