Rudina Hajdari nxjerr prapaskenat e forta, tregon sa lekë shitet vota në Elbasan…

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rudina Hajdari, ka folur lidhur me situatën politike në vend, ku ka treguar prapaskenat se si tentohet të shitet vota në Elbasan.

“Kam dëgjuar nga historitë më të ndryshme, që nga fakti se një votë sot shitet në ankand… i kam dëgjuar nga banorë të ndryshëm, që ua ofrojnë në mënyra të ndryshme,” tha Rudina Hajdari duke shtuar se do të bëjë të pamundurën, për t’i ndjekur dhe kallëzuar këto raste.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, është shprehur se “kostoja e votës sot varion nga 50,000 në 10,000 lekë, varet nga ndikimi që ke si individ”.

“Mbasi mbaron dita, natës çfarë nuk kemi dëgjuar, kemi dëgjuar njerëz që lëvizin me furgonë apo njerëz të ndryshëm që mundohen të manipulojnë për votën, në një qark shumë të varfër,” theksoi Hajdari.

Zjarr Tv Ad