“Merrni punëtorë nga Bangladeshi”, reagon Kryemadhi për deklaratën e Ramës: Ky njeri ndjen neveri për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, do të zhdukë historinë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së kryeministrit se do të lejojë punësimin e e të huajve në bizneset në Shqipëri ku  tha se do të punësojë persona nga Bangladeshi në vend të shqiptarëve sepse nuk kuptojnë gjuhën dhe nuk do të marren me thashetheme ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kryemadhi ka folur në lidhje me deklaratën e Ramës gjatë një takimi me banorët e Peqinit dhe e ka konsideruar këtë urrejtje për qytetarët e Shqipërisë dhe një dëshirë për të zhdukur historinë.

Ne kudo që shkojmë, e fillojmë ditën nga mëngjesi deri në darkë, edhe në këto kushte pandemie, të cilat kanë shkaktuar një situatë të paprecedentë, ndërkohë që kemi një Kryeministër i cili ka një urrejtje patologjike për njerëzit e tij, se mjafton të dëgjosh dy deklarata absurde, kriminale, sikurse është e para që kush nuk me voton mua, kush nuk më përkrah mua nuk bën vaksinën, sikur i ka vaksinat e veta ky.”, ka thënë Kryemadhi.

Kryetarja e LSI e ka quajtur deklaratën e Ramës absurditet duke theksuar se Kryeministri nuk i konsideron qytetarët e tij dhe se ka një ‘neveri’ ndaj gjuhës shqipe.

Jo për çështje racizmi, e as diskriminimi, por si mund të largosh ti njerëzit e tu, qytetarët e tu, fëmijët e tu dhe u thua edhe mos mësoni as shqipen, pra ky njeri ndien neveri edhe për gjuhën shqipe. Ky ndjen neveri për çdo gjë që është shqip.”, ka shtuar Kryemadhi.

Monika Kryemadhi  ka vënë theksin tek kjo deklaratë e kryeministrit duke i qëndruar idesë se kjo është urrejtje ndaj popullit shqiptar dhe ka kërkuar të kthehet vëmendja tek punësimi të rinjve në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad