“Po merren me të varfërit, bandat po lëvizin kudo”, Gaz Bardhi flet pas takimit me Duncan: Kam dorëzuar 3 kallëzime në SPAK

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëherazi kandidat për deputet në Elbasan, Gazmend Bardhi ka zbuluar detaje nga takimi me ambasadorin britanik Duncan Norman. Bardhi u shpreh se i tregoi ambasadorit britanik të gjitha shqetësimet e PD-së dhe Aleancës për Ndryshim në lidhje me standarde e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit.

Bardhi gjithashtu bëri me dije se ai personalisht ka bërë 3 kallëzime në SPAK të lidhura me incidente të organizuara nga eksponentë të krimit të organizuar, por edhe me fenomene të tjera siç është presioni ndaj administratës publike, por edhe presioni ndaj shtresave në nevojë, përdorimi i burimeve shtetërore nga partia në pushtet sikundër individ që janë përfshirë në fenomenin e blerjes së votave dhe mbledhje së kartave të identitetit.

Bardhi i bëri thirrje SPAK që të vijojë hetimet për këta individë në mënyrë që Elbasani të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ka një interes të shtuar të partnerëve tanë mbi ruajtjen e standardeve zgjedhore në qarkun e Elbasanit, për shkak të gjitha problematikave që kanë ndodhur në zgjedhjet e shkuara.

Pata mundësinë që ta informoj ambasadorin për të gjitha problematikat që Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim ka lidhur me standardet e zgjedhjeve që ka në qarkun e Elbasanit, dhe mora prej ambasadorit garancinë që vëmendja e shtuar e partnerëve ndërkombëtarë në qarkun e Elbasanit do të vijojë deri në numërimin e votës së fundit dhe në leximin e vullnetit të çdo qytetari të qarkut të Elbasanit.

Problematikat zgjedhore kanë vijuar gjatë gjithë kësaj periudhe, ne kemi identifikuar rastet të krimeve zgjedhore, për këtë i jemi drejtuar SPAK-ut. Dua të informoj këtu se personalisht kam depozituar tre kallëzime në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar të lidhura me incidentet të organizuar nga eksponentë të krimit të organizuar, por edhe me fenomene të tjera sic është presioni ndaj administratës publike, por edhe me shtresat në nevojë, përdorimit të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, sikundër individ që janë përfshirë në fenomenin e blerjes së votave dhe mbledhje së kartave të identitetit.

I bëj thirrje SPAK-ut të vijojë hetimet dhe të vendosë përpara ligjit këta individë si mënyra e vetme për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe në Elbasan.”, u shpreh Bardhi.

Zjarr Tv Ad