Ilir Allkja publikon mesazhet: Mira Rakacolli del në fushatë, nuk ka kohë të përgjigjet për vaksinat

0
273
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Mjeku Ilir Allkja ka publikuar disa mesazhe ku shihet një bisedë e shkëmbyer mes një personi dhe një numri që sipas Allkjas, është i kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.

Në bisedë, një person pyet Rakacollin se përse duhet ta bëjnë vaksinën dhe më pas të mbajnë distancën sociale dhe maskën për të mos u infektuar. Për këtë gjë, Rakacolli shkruan se duhet pyetur Pipero sepse ajo është në fushatë dhe nuk ka kohë.

Pjesë nga biseda:

Personi: Mirdita doktoresha

Mira Rakacolli: Emo çkemi ç’bën ti

Personi: Mirë mirë unë Desha t’ju pyes, ajo vaksina duhet bërë patjetër??

Mira Rakacolli: Sigurisht që duhet bërë sepse të mbron nga virusi

Personi:Nqs të mbron nga virusi pse duhet mbajtur maska dhe distanca mbas vaksinimit??

Mira Rakacolli: Sepse nuk i dihet

Personi: Po pse duhet bërë vaksina kur nuk i dihet dhe ne prapë mund të sëmuremi??

Mira Rakacolli: Për këtë pyetje pyet doktor Piperon sepse unë jam në fushatë dhe s’kam kohë të përgjigjen, ciao.

Zjarr Tv Ad