Lulzim Basha: Edi Rama e refuzoi përballjen, jam i gatshëm për debat publik…

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri demokrat Lulzim Basha, mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu. Kreu demokrat, u shpreh s’e është i gatshëm të dalë në një debat publik, me Kryeministrin Edi Rama.

Por, pavarësisht s’e kryesocialisti e refuzoi debatin një javë më parë, në studion e “Opinion”, Basha tha se është detyrim i Kryeministrit ndaj qytetarëve, që të dalë në debat publik.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Fevziu: Jeni apo nuk jeni i gatshëm që të dilni në një debat publik me zotin Rama?

Basha:  Ju e dini fare mirë që ka që në vitin 2006 që unë e ftoj Ramën në debat publik. Kjo nuk është çështje mes meje dhe tij, është një detyrim para qytetarëve veçanërisht para zgjedhjeve, që ata që kërkojnë përgjegjësinë e qeverisjes të bëjnë debat. Ai që ka 8 vjet që qeveris e ka për detyrë të tregojë çfarë ka bërë në 8 vite. S’ka bërë asgjë.

Fevziu: Përgjigja është që ju jeni i gatshëm të përballeni?

Basha: Tregoni tolerancë me mua siç tregoni me kundërshtarin tim.

Fevziu: Mos e tepro! Je shumë komod në raport me kundërshtarin.

Basha: E more përgjigjen në pyetjen e parë, më lejo të mbaroj përgjigjen. Jo vetëm që jam i gatshëm, por është detyrim i tij të vijë në debat e t’u thotë shqiptarëve përse kërkon një mandat të tretë. Është detyrimi im t’u them qytetarëve çfarë zotohem unë të bëj për ta.

 

Zjarr Tv Ad