Qeveria rrit pensionet me 2.7% , pak javë para zgjedhjeve…

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak para zgjedhjeve Parlamentare të 25 Prillit, qeveria ka vendosur të rrisë pensionet me 2.7% për 700 mijë pensionistë. Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ka miratuar në mbledhjen e radhës vendimin “Për indeksimin e pensioneve dhe bazës së vlerësuar”.

Sipas përllogaritjeve, janë mesatarisht 390 lekë në muaj, plus për pensionin minimal dhe 780 lekë plus për pensionin maksimal. Me zbatimin e këtij vendimi, ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projektvendim, do të përfitojnë rreth 702 944 përfitues, prej të cilëve 688 944 janë përfitues aktual dhe rreth 14 000 llogaritet të jenë përfitues të ardhshëm, që do të marrin pension të indeksuar deri në indeksimin e ardhshëm.

Nga totali i përfituesve 555,442 janë pensione qyteti, rreth 114002 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 19,500 janë pensione sociale, pensione të parakohshme të ish-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtime të veçanta, të ish-punonjësve të nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotëve, ish-ushtarakëve të nëndetëseve, të industrisë së naftës dhe metalurgjisë etj..

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 2,4 miliardë lekë, përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH të vitit 2021. Vendimi hyn në fuqi me botimin në fletoren zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 01.04.2021.

 

Zjarr Tv Ad