Elisa Spiropali: Më 25 Prill s’do guxojnë të vjedhin votën se i pret burgu, ne do ta mbrojmë përmes ligjeve të forta…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja e PS-së në Tiranë, Elisa Spiropali, foli për Neës24, se në zgjedhjet e 25 Prillit, nuk do të guxojë asnjë parti të blejë votat, pasi sipas saj, PS do ta mbrojë votën e qytetarëve nëpërmjet ligjeve të forta.

Sipas  Spiropalit, LSI është partia kampione, që në gjithë këto vite e ka bazuar gjithë strategjinë e saj te blerja e varfërisë.

“PS nuk ka blerë ndonjëherë votën e qytetarëve. Ne e bazojmë forcën tonë elektorale tek idetë tona, te punët që kemi kryer, tek ideologjia, etj. Nuk e besojmë ne te vjedhja e votës.

Dhe ç’është e drejta as PD nuk është shquar për këtë. E para është LSI, është kampione. Të gjithë strategjinë e saj elektorale në vite e ka bazuar te blerja e varfërisë, gjetja e eksponentëve që mund t’i ofrojë përmes lloj-lloj formash ryshfeti, etj.

Ne do ta mbrojmë votën përmes ligjeve të forta. Nuk besoj se ka njeri aq të marrë, që të shkojë në burg. Nuk guxon njeri, kur nuk e mbron askush, të shkojë në burg”, tha Spiropali.

Më tej, Spiropali përmendi kreun e PD, Lulzim Bashën, duke thënë se ai nuk mund të ndalojë korrupsionin, kur sipas saj, është vetë i zhytur.

“Lulzim Basha e ka të kotë kur flet për anëtarësimin në BE, sepse jemi në fushatë. Këto sloganet e tij tingëllojnë të lodhura, pasi ai e ka treguar me fakte se c’bën partia e tij për të bllokuar procesin e integrimit.

I gjithë programi i PD është i bazuar te kap ç’të kapësh, gënje kë të gënjesh, të marrësh ndonjë votë, se ndryshe na nxjerrin nga partia. As metafora e ‘detit kos’ nuk funksionon këtu.

Ky do ulë të gjitha taksat dhe do rrisë pagat, kontributet, pensionet etj. Do ndalë korrupsionin ai që vetëm gishtin e ka jashtë, sepse gjithë trupin e ka brenda. Ky i tëri ka qenë i zhytur në korrupsion. Ky është ministri i Rrugës së Kombit, që s’u përgjigj kurrë.”, u shpreh ministrja.

 

 

 

Zjarr Tv Ad