Arben Ahmetaj: Jam gomari që s’duhet parë nga veshët, kemi Ministre me rekorde suksesi, kemi Belinda Ballukun, Ogerta Manastirliun dhe zonja e zotërinj dinjitozë…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24”, ku ka edhe folur për listën e PS-së në Tiranë, që deklaroi se Partia Socialiste ka Ministre, që janë me rekorde suksesi.

Ahmetaj deklaroi se është “gomari tjetër që nuk duhet parë nga veshët”, duke shtuar se ai dhe miqtë e tij në PS, po bëjnë të pamundurën që kjo forcë politike, të fitojë një mandat të tretë.

“Zgjedhjet janë pëlqyeshmëria ose jo me vullnetin e qytetarëve. Tirana është një sfidë. Erjoni po bën punë të shkëlqyer si drejtues politik dhe motivuese. Lista e PS në Tiranë është dinjitoze. Kemi ministre me rekorde suksesi të prekshme dhe qytetarët do vlerësojnë punën. Kemi Belinda Ballukun, Ogerta Manastirliun dhe zonja e zotërinj dinjitoz.

Qytetarët shohin punën. Ne të gjithë luftojmë për PS-në. E meritojmë mandatin e tretë. Jam gomari tjetër që s’duhet parë nga veshët.  PS duhet që të votohet për reformën në drejtësi, rindërtimin, infrastrukturën, pandeminë, punën e pakursyer. Ne bëjmë edhe gabime, por kush punon, edhe gabon. Por ne punojmë për qytetarët dhe do vazhdojmë ta bëjmë”, u shpreh Ahmetaj.

 

Zjarr Tv Ad