Mbrëmjen e djeshme, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, është shprehur e revoltuar me mediat dhe studiot televizive, duke i quajtur sërish banaqe që formojnë opinionin publik.
Mirëpo, kjo ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të moderatorit, Alban Dudushi.
Pjesë nga diskutimi:
Elisa Spiropali: Këtu flitet për përgjime të dyshuara të Ndranghetës, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë lidhje. Mos më flisni mua për opinionin publik këtu, se ju e bëni opinionin publik, këto janë banaqet dhe këtu diskutohet…
Alban Dudushi: Ky nuk është banak po ta shikosh, s’ka formën e banakut fare, meqenëse e përmende disa herë…
Elisa Spiropali: S’e kam për ju, e kam në tërësi për opinion publik, po them
Alban Dudushi: Unë e kuptoj, dhe është normale, kjo ndodh, kjo lloj sidrome ekziston, që të rimarrësh fraza të liderit, por nuk të shkon të thuash banak… atë e ke gotë uji, nuk e ke gotë rakie.