Kiri Hajdari, ka vendosur të bëjë fushatë, krah të motrës së tij, e cila kërkon që të jetë pjesë e Kuvendit, nën logon e “Nismës Thurje”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hajdari shprehet se së bashku me të motrën e tij, ata kërkojnë një Shqipëri më të mire, për të gjithë qytetarët që ndihen të zhgënjyer, e që prisnin shumë më shumë nga demokracia.
Vetë Kiri, doli disa herë në krah të Lulzim Bashës, pasi e motra e tij vendosi që të mos digjte mandatin, ndërkohë që tashmë ai është në krahë të saj, për të qenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.
Postimi i plotë i Hajdarit:
Duke ju uruar mbi të gjitha shëndet në këto kohë pandemie dhe mbarësi në familjet tuaja, më lejoni tju bëj me dije se këto kohë jam angazhuar në fushatën e Rudinës, si kandidate # Nisma Thurje Nr 7, në Qarkun e Elbasanit
Kjo është një fushatë e veçantë, jo vetëm për kushtet ku zhvillohet, por mbi të gjitha për frymën politike dhe shoqërore. Shqipëtarët kanë nevojë për një ndryshim rrënjësor dhe mbi të gjitha për një mentalitet të ri në hedhjen e votës. Vota është e shenjtë, e paçmueshme, dhe peshon me rëndësi, sa e tashmja dhe e ardhmja e çdo njeriu.
Kanë kaluar 30 vite tranzicion demokratik dhe Parlamenti, arena politike, hapësirat publike kanë nevojë më shumë se kurrë për zëra qëndrime dhe ide të reja. Këto zgjedhje janë një mundësi e madhe për shoqërinë shqiptare.
Miq, përtej të qënurit vëlla i Rudinës, familje e saj, bijtë e Azemit, ne të dy ndihemi sot më shumë se kurrë bashkë në një thelb të vetëm, ndihemi miq, bashkëpunëtorë. Ne ndihemi sot, një zemër- një mendje, për një qëllim:
“Të kontribuojmë, të punojmë për të çuar përpara idealet dhe bindjet e Dhjetorit 90, Dhjetorit të Azemit, Dhjetorit te studentëve të lirisë dhe demokracisë që shembën diktaturën më të egër të Evropës”.
30 vite pas, ne jetojmë në një Shqipëri që është shumë mbrapa me atë cfarë brezi i prindërve tanë dhe i mijëra shqiptarëve të rinj të viteve 90, synuan që Atdheu të shndërrohej..pikërisht në një fole të paqtë dhe me prosperitet.
Pas 30 vitesh fitore të lirisë dhe vendosjes së pluralizmit, sot Shqipëria është shumë e varfër, me plot vuajtje halle, me qindra mijëra të rinj që janë larguar të dëshpëruar dhe plot mall në emigracion, me papunësi të lartë dhe me shpresën që duket e fikur.
Cfarë po ndodh.. amanetet e Azemit, heronjve të 2 Prillit, studentëve dhe të rinjve, atyre mijëra shqiptarëve të burgosur, pushkatuar e të persekutuar na këmbojnë në vesh..na tundin shpirtin për të çuar deri në fund kauzën e Shqipërisë si gjithë Europa, e Shqipërisë shtet i së drejtës dhe me institucione të forta.
Rinisë, të gjithëve ne, pamvarësisht bindjeve dhe moshës na del shumëçka për të bërë. Nuk duhet të rrijmë duarkryq, indiferentë. Çdokush është një zë shumë i fuqishëm në këtë rrugë që ka nisur për ndryshim rrënjësor. Varfëria dhe prapambetja është e patolerueshme më dhe shkulja e të keqes fillon me zgjedhjen e kandidatëve që duhet të.përfaqësojnë me dinjitet dhe pa kompromis, shqiptarët
Patriotizmi dhe dobia për të bërë dicka për këtë vend duhet të jetë vetë qëllimi.
Prej javësh me Rudinën, edhe si nip e mbesë Librazhdi, trokasim në shumë shtëpi e fshatra të Qarkut të Elbasanit. Jo rastësisht kthimi në këto treva, lidhet dhe me një fakt tjetër të jetës politike të Azemit, përfaqësimi si deputet i qarkut të Elbasanit në mandatin e trete te Parlamentit te Shqiperise.
Rrënjët e origjinës nga këto treva nga ana e nënës sonë, familjes se saj të dhembsur dhe me shumë mikpritje, na motivojnë fort dhe na japin besim se gjërat do ti ndryshojmë bashkë.
Shoh kaq shum dashuri dhe mirësi në sytë e të moshuarve këtyre burrave dhe grave që.me aq shumë dinjitet dhe sakrificë ushqejnë familjet, paguajnë arsimin dhe shkollat e fëmijve. Cdo ditë është një mësim dhe frymëzim i madh për mua dhe Rudinën të jetoj dhe të ndiej Shqipërinë e vërtet, atë të mundit dhe lodhjes së përditshme, shpirtin e madh të Atdheut tonë që mëshirohet tek familja.
E nisim dhe e mbyllim ditën me bisedat më të hapura, pa hipokrizi dhe komplimente, me mesazhe zemre e fjalë të thjeshta shpirti , sepse këta janë shqiptarët e thjeshtë, të stërmunduar nga premtimet e pambajtura të politikës dhe nga moszgjidhja e halleve.
Miq, rruga dhe porta e kauzës sonë është e çelur. Mbështetja dhe përkrahja e gjithësecilit është shumë e rëndësishme. Jetët tona do ti jetojmë në Shqipëri, prandaj ndërtimi i së ardhmes duhet të drejtohet nga vetë ne.